21/11 19:34
Shtëpia e Bardhë publikoi një foto ku shihet presidenti amerikan Joe Biden duke folur me liderët e G7, gjatë mbledhjes së kësaj të diele.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe koordinatori i Lindjes së Mesme Brett McGurk janë gjithashtu të pranishëm.
Shtëpia e Bardhë tha në një postim në X se liderët “dënuan sulmin e paprecedentë të Iranit kundër Izraelit dhe riafirmuan përkushtimin e G7 për sigurinë e Izraelit”.
Takimi u thirr për të diskutuar atë që Biden e quajti një “përgjigje urgjente diplomatike” ndaj sulmit të Iranit.
Takimi i G7 tani ka përfunduar, sipas një zyrtari të administratës.
Top Channel