Ambasadori holandez, Reinout Vos nga qyteti i Korçës: Bashkëpunimi mes mazhorancës e opozitës rëndësishme për miratimin e reformës zgjedhore

14/04/2024 09:47

Ambasadori holandez, Reinout Vos nga qyteti i Korçës ka folur për rëndësinë e sistemit të drejtësisë në hapjen e negociatave.

Është shumë i rëndësishëm hapja e kapitujve për integrimin e Shqipërisë në BE dhe duke u fokusuar kryesisht në ligjin e të drejtës. Shpresojmë dhe jemi shumë optimistë në rrugën e Shqipërisë në këtë drejtim”, u shpreh ambasadori Reinout Vos.

Përsa i përket Komisionit të dezinformimit nga shtetet e huaja, ai shprehet se është herët për të folur, pasi kjo është një vendimmarrje e re dhe duhet kohë për të parë apo thënë diçka.

“Është shumë herët për të folur pasi kjo është një vendimmarrje shumë e re dhe na duhet kohë për ta parë dhe për të thënë diçka mbi të”, tha ai.

Më tej ambasadori holandez Reinout Vos shtoi se bashkëpunimi mes opozitës dhe mazhorancës është tepër e rëndësishme për miratimin e reformës zgjedhore.

“Jam i kënaqur që si opozita ashtu edhe mazhoranca janë duke punuar së bashku në parlament pasi reforma zgjedhore dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE është një hap shumë i rëndësishëm për vendin. Duhet bashkëpunimi i të dy palëve.”

Përsa i përket normalizimit të situatës në Ballkanin Perëndimor, ambasadori holandez tha: Është e vërtetë që BE ka interes në Ballkanin Perëndimor, por i ngelet vendeve të BP për të punuar fort rreth integrimin në BE. Jam i impresionuar nga puna që Shqipëria ka bërë në detyrat e shtëpisë dhe prezantimin në Bruksel vitin e kaluar, por akoma ka nevojë për punë përpara për të ardhmen europiane.

Top Channel