Agjenci për trafikun e emigrantëve! Zbulohet skema me klandestinët nga Bangladeshi, u ndihmuan edhe nga 4 oficerë policie

14/04/2024 15:16

Të dyshuar se formuan një grup kriminal, duke shfrytëzuar ligjin për punësimet e bangladeshasve në Shqipëri, 24 persona dolën para gjyqtares së Posaçme për t’u njohur me provat që kishte mbledhur SPAK kundër tyre, nga shtatori 2023 e në vazhdim.

Përmes vëzhgimeve ambjentale, përgjimeve telefonike dhe një sërë veprimesh të tjera, SPAK i tha gjyqtares Flora Hajredinaj se veç biznesmenëve, agjencisë së punësimit dhe katër oficerëve të policisë kufitare të identifikuar deri më tani, emigrantët nga Lindja e Mesme e përdorën Shqipërinë si tranzit për t’u larguar.

Për gjashtë muaj, 253 bangladeshas, por edhe nga Irani, Pakistani, hynë si puntorë me leje vize të tipit D.

Ka dyshime deklaron SPAK, se të hetuarit Endri Seiti dhe Luan Tafalla përmes agjencisë së punësimit “Intercontinental link”, mbas ftesave për punë, bashkëpunuan me Antonio Spaeccion, Xhuljeta Cipën dhe Artur Matën, që kryen aplikimet për lejen e punësimit, të dyshuar të tjerë që administrojnë restorante dhe hotele i strehuan. Për procesin dokumentar ata u ndihmuan nga katër oficerë të policisë kufitare që janë nën hetim

Në një rast spak I vendosi pajisje gjurmuese njërit prej pasagjerëve që po udhëtonte nga Dubai drejt Tiranës me pretendimin se do të punonte në Shqipëri
Përgjimet tregojnë se mbas kapjes së disa emigrantëve në Kosovë, grupi mori masa për të sofistikuar veprimet. Gjatë ndjekjes nga një grup I operacionales që kreu vëzhgimin, rezulton se njëri nga emigrantët që kishte ardhur për të punuar, pa e ditur se po ndiqej nga policia, u kërkoi atyre që ta orientonin për rrugën.

Top Channel