Sulmet në Lindjen e Mesme/ Papa Françesku bën thirrje për dialog: Askush nuk duhet të kërcënojë ekzistencën e të tjerëve

14/04/2024 16:21

Papa Françesku u ka kërkuar liderëve rajonalë që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme dhe u bëri thirrje të gjitha kombeve të “marrin anën e paqes”.

“Bëj një thirrje të përzemërt për ndalimin e çdo veprimi që mund të nxisë një spirale dhune, me rrezikun e tërheqjes së Lindjes së Mesme në një konflikt edhe më të madh”, tha Papa pas lutjes së tij të së dielës Angelus.

“Askush nuk duhet të kërcënojë ekzistencën e të tjerëve,” tha ai. Jo më luftë, jo më sulme, jo më dhunë, po dialogut dhe po paqes. Papa Françesku bëri thirrje gjithashtu për një zgjidhje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët.

Papa bën thirrje për dialog dhe “jo më sulme” në Lindjen e Mesme

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA