Vendi ynë sot do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare vetëm me diell.

Temperaturat e ajrit vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 32°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA