Qeveria talibane me prodhimin e çimentos kërkon të arrijë ‘vetë-mjaftueshmërinë e Afganistanit (fotot)

13/04/2024 21:50
Impjanti prodhues i cimentos Jabal Siraj

Qeveria talibane në Afganistan duket se po investon në sektorin e prodhimit të çimentos si një nga rrugët për të arritur vetëmjaftueshmërinë e vendit, teksa kërkon të shpëtojë nga varësia te fqinjët për nevojat.

Zyrtarët kanë nënshkruar tre kontrata madhore me kompani vendase prej vitit 2021 dhe megjithë ndihmën e kufizuar nga jashtë, qeveria ka ndjekur një sërë projektesh ë vetëfinanciara infrastrukture për të evituar dështimin ekonomik, shkruan rrjeti turk TRTWorld.

Gjatë dy viteve të fundit dhuna në vend është reduktuar dhe talibanët kanë shuar disa kryengritje, si tentativa trazirash të mbetjeve të ISIS në rajonet lindore e veriore, sipas analistëve të grupit ‘International Crisis Group’.

Kjo ka shtuar sigurinë e lëvizjes së punonjësve të ndihmës në zona që më parë konsideroheshin të rrezikshme si dhe rritjen e frekuentimit të shkollave nga fëmijët.

Talibanët kanë nënshkruar tre kontrata me kompani vendase e ndërkombëtare të prodhimit të çimentos në  provincat Parvan, Herat, e Kandahar.

Në tetor një kontratë e mori kompania nga Katari, Al-Falah Global për zgjerimin e impjantit të çimentos Jabal Siraj, në bashkëpunim me grupin vendas Awfi Bahram.

“Dy kontratat në Herat e Kandahar janë nënshkruar me investitorë nga KLatari,” tha Humayoon Afghan, zëdhënës i ministrisë së minierave, për rrjetin TRT World.

At do të investojnë $450 milionë në 30 vjet dhe çdo fabrikë do të prodhojë 1.5 miliardë ton çimento në vit, sipas tij.

Afganistani aktualisht importon sasi të konsiderueshëm çimentoje dhe kur fabrikat të nisin prodhimin vendi pritet të kthehet në një vend eksportues.

Afganistani besohet se ka rezerva të shumta qymyri në provincat veriore Takhar e Badakhshan, i cili përdoret në prodhimin e çimentos.

Muajin që shkoi një grup qeveritar nga Pakistani gjithashtu erdhi në Kabul për të diskutuar afrimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve fqinje, teksa prej dekadash Pakistani ka qenë partneri kryesor i vendit.

“Megjithse investimet e çimentos nuk do të kthejnë përmbys situatën ekonomike apo gjeopolitike, ato do të rrisin ndjeshëm vetëbesimin e Afganistanit’, tha eksperti Matiullah Faeeq, i institutit Biruni.

“Vendi ka qenë në një gjendje të imponuar lufte prej dekadash prandaj rikonstruksioni i infrastrukturës është thelbësor,” tha ai për rrjetin TRT World.

Faeeq shton se investimet vendase e të huaja në sektorët e ekonomisë do të sjellin krijim të vendeve të punës dhe reduktim të papunësisë.

“Çimento është thelbësore për ndërtimin e rrugëve, urave e digave. Këto projekte krijojnë rrjete transporti për energjitikën, ushqimin e ujin”, tha me tej Faeeq, duke shtuar se pritet një rritje e urbanizimit në Afganistan me rreth 26 në vit, siç ka ndodhur prej vitit 2022.

“Teksa popullata vendoset në qytete, do të ketë më shumë kërkesë për strehim e ndërtesa komerciale”. //TRTWorld//

FOTO GALERI
2/3
“Vendi ka qenë në një gjendje të imponuar lufte prej dekadash prandaj rikonstruksioni i infrastrukturës është thelbësor,” tha ai për rrjetin TRT World.

Top Channel