Plazh në prill! Durrësi mbushet me pushues, temperatura vere në pranverë

13/04/2024 13:14

Prej ditësh vendi ynë gjendet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta duke rritur mbi vlerat mesatare temperaturat e muajit prill. 

Këtë vit, ditët verore në mes të pranverës po zgjasin më shumë, duke dhënë një kontribut për turizmin.

Në këto kushte, sot pushuesit kanë nisur frekuentimin e plazhit të Durrësit.

Në qytetin bregdetar këtë të të shtunë ka pasur një fluks të shtuar të qytetarëve që shijojnë detin, edhe pse jemi ende në pranverë.

Top Channel