Opozita gjeorgjiane djeg flamurin e BE gjatë mitingut në Tbilisi (fotot)

13/04/2024 18:52

Mijëra mbështetës dhe aktivistë të grupimit konservator politik Alt-Info, protestuan sot jashtë selisë së partisë në pushtet në Gjeorgji duke djegur flamurë evropianë, pas refuzimit të regjistrimit të tyre si parti politike.

Grupimi radikal pro-rus ka nisur një stacion televiziv me pikëpamjet e tyre konservatore, ndërsa më parë sipas mediave janë akuzuar për sulme ndaj aktivistëve në paradat e homoseksualëve në kryeqytetin Tbilisi.

Zhvillimi vjen teksa vendi shkon në zgjedhje në tetor, fushata e të cilave edhe këtu dominohet nga forcat dhe anësitë pro-perëndimore ose pro-ruse.

Kreu i partisë në pushtet në vend, Irakli Kobakhidze i cili ka precedentë për retorika anti-perëndimore pritet të bëhet sërish kryeministër i vendit të rajonit të Kaukazit.

Mbështetja për Kobakhidze ka ngritur shqetësime, pas pretendimeve të tij se vendet evropiane dhe SHBA ‘po përpiqen të fusin Gjeorgjinë në luftën Rusi-Ukrainë’.

“Irakli Kobakhidze ka mandatin e Kongresit si kandidat për postin e kryeministrit,” tha kryeministri në largim Irakli Garibashvili, që dha dorëheqjen të hënën.

Një forcë e konsiderueshme pro-ruse në garë është gjithashtu manjati i naftës Bidzina Ivanishvili që ka bërë pasurinë e tij në Rusi, dhe pritet të konkurojë edhe pse nuk ka ende një parti zyrtare./AFP/

FOTO GALERI
2/5
Ata dogjen flamurin e BE

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA