“Nuk lejohet t’i japësh lekë policit”, pranga 2 shoferëve që tentuan të korruptojnë efektivët, një prej tyre kishte thyer arrestin shtëpiak
13/04/2024 10:04
Dy persona janë arrestuar nga policia brenda 24 orëve të fundit pasi kanë tentuar të korruptojnë efektivët për të mos u ndëshkuar me gjobë për shkeljet rrugore.
Në pranga ka rënë A.Sh 33 vjeç i cili u ndalua për shpjetësi tej normave të lejuara dhe më pas rezultoi se kishte thyer masën e arrestit shtëpiak si dhe A.T 24 vjeç po ashtu për tejkalim shpejtësie.
Të dy të arrestuarit, të kapur në shkelje tentuan të korruptojnë efektivët me shuma ‘2 mijë’ dhe ‘1 mijë’ lekë të reja.
“Nuk lejohet t’i japësh lekë punonjësit të policisë”- dëgjohet teksa thotë një prej efektivëve që kishte ndaluar njërin prej shoferëve.
Top Channel