25/11 18:58
Pas deklaratave të bëra nga presidenti amerikan Joe Biden i cili paralajmëroi dje se Izraeli mund të sulmohej nga Irani në ditët në vijim, SHBA ka pozicionuar anije luftarake kundër forcave iraniane.
La Repubblica shkruan se SHBA-të kanë vendosur anije luftarake në pozicion për të mbrojtur jo vetëm Izraelin por forcat e veta në Lindjen e Mesme.
“Irani po lëviz drone dhe raketa lundrimi në përgatitje për një sulm”- thuhet në një paralajmërim të bërë nga vëzhgues amerikanë.
Mes armëve që Irani po ka lëvizur për t’u përgatitur mbi një sulm të mundshëm ndaj shtetit hebre, janë edhe 100 raketa dhe dronë të cilat sipas skenarit amerikan, pritet të lëshohen brenda 48 orëve të ardhshme.
Top Channel