Presidenti i Lazio-s, Claudio Lotito dha një prononcim për mediet pas shpërthimit publik të Luis Albertos mbrëmjen e së premtes, i cili shprehu dëshirën për t’u larguar me çdo kusht.
Lotito u shpreh se lojtari mund të dojë të largohet falas, por theksoi se ai nuk ka ndërmend të humbasë para.
“Ai ndoshta dëshiron të largohet falas, por jo, ai ka një kontratë 4-vjeçare. Ai është lojtari i dytë më i paguar në Lacio, ai kërkon më shumë, ndërkohë nuk bën gjë në ndeshje dhe tani del me këtë gjë. Nëse dëshiron të largohet, duhet të gjejë skuadrën që do ta blejë. Janë gjëra që përcaktojnë imazhin dhe dëmtimin ekonomik, që ta lëmë të shkojë falas do të thotë që të humbasim para dhe unë nuk jam i çmendur, aksionerët do të më vrisnin dhe do të kishin të drejtë”, deklaroi Lotito./ Super Sport
Top Channel