Iu gjetën 4 thika në lokalin pa licensë, arrestohet 52 vjeçari në Korçë

13/04/2024 15:26
Foto ilustruese

Një 52 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi i kanë gjetur në lokalin pa licensë, 4 thika.

Në pranga ka rënë V.K banues në lagjen nr.14 në Korçë ku gjatë kontrollit të bërë në lokalin e tij, u gjetën armët e ftohta të cilat u sekuestruan.

Sipas verifikimeve të bëra, rezultoi se 52 vjeçari e ushtronte aktivitetin e subjektit pa licencën përkatëse.

Top Channel