Irani sulm me dronë dhe raketa, zhurma e sirenave ‘pushton’ veriun e Izraelit

13/04/2024 23:43

Sirenat kanë rënë në një kibuc në veri të Izraelit, ka thënë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Sirena vjen mes sulmit të afërt me dron dhe raketë të nisur nga Irani dhe pas lëshimit të raketave nga Libani.

Më herët, zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari u tha qytetarëve se duhet të hyjnë në një strehë dhe të qëndrojnë atje për të paktën 10 minuta nëse bie një sirenë në zonën e tyre.

“Ne do t’ju përditësojmë nëse keni nevojë të qëndroni në strehimore për një periudhë më të gjatë,” shtoi ai.

Top Channel