Dje tentoi të grabiste pikën e këmbimit valutor me pistoletë lodër, arrestohet 30 vjeçari në Durrës

13/04/2024 10:46
Arrestimi i 30 vjeçarit

Policia e Durrësit ka arrestuar 30 vjeçarin që tentoi të vidhte dje (12 prill) një pikë të këmbimit valuator duke përdorur një pistoletë lodër.

Në pranga ka rënë i riu E.I, banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pistoleta lodër dhe veshjet që ka patur autori i dyshuar, gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA