Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Jetmir Olldashi për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati nga shqyrtimi i çështjes së njohur si “Babalja” për të cilën u mbajt dje seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, Albert Veliut, Fredi Alizotit dhe Jetmir Olldashit, raportoi gazetarja Anila Hoxha.
Përfundimisht, trupa gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën e Olldashit, deputetit Ervin Salianji do të përbëhet nga: Iliba Bezati, Elona Toro, dhe Genti Shala.
“Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sot më datë 13.04.2023, ora 13:05, u shqyrtua në Dhomë Këshillimi, kërkesa me objekt: “Përjashtimin e anëtares së trupit gjykues, gjyqtare Iliba Bezati”, bërë nga mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashi, av. Indrit Sefa.
Në përfundim të shqyrtimit, në Dhomë Këshillimi, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Brikena Ukperaj, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit Jetmir Olldashi për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati”– njofton gjykata.
Seanca e zhvilluar ditën e djeshme që u ndoq edhe nga 18 deputetë të Rithemelimit, u shty për në datën 24 prill, ora 10:0.
Top Channel