Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar ditën e sotme, për evidentimin dhe ndalimin e personave që japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, apo për anëtarë të grupeve të strukturuara kriminal.
Mes të arrestuarve ka edhe punonjës policie. Ata janë:
Komisar Altin Hasani, Specialist për Sektorin për të Huajt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në DPPSH.
Komisar Edmond Barha, Shef Seksioni për migracionin e parregullt në Drejtorinë për Kufirin dhe Migracionin Tiranë.
Ndërsa për: Inspektor Ariel Hoxha, punonjës policie në Kom Policisë Kufitare Rinas, u vendos masë sigurie ‘arrest në shtëpi’.
Dhe detyrim paraqitje Inspektor E.H. punonjës policie në Kom Pol Kufitare Rinas.
Hetimi ka nisur një vit më parë. Me kërkesë të SPAK dhe GJKKO caktohen masat, arrest me burg, arrest shtëpie, pezullim nga detyra, për 24 persona në hetim dhe janë shpallur në kërkim dy prej tyre. Janë sekuestruar 13 mjete, 1 çifte, 5 armë, doza kokaine, dhe rreth 1 milion euro cash.
Top Channel