“Punë pa teka” nis sezonin e dytë televiziv në Top Channel duke nisur nga 13 prilli.
Çdo të shtunë në orën 17:30 në ekranin e të gjithë shqiptarëve do të rikthehet cikli i reportazheve, që ka në fokus një ditë pune në profesione të ndryshme, e xhiruar në detaje dhe me vërtetësi. Në autorësinë dhe moderimin e Kristi Gongos, ajo do të vijojë të përvesh mëngët e do të përcjell ndjeshmërinë e ditës së parë, të punëve të pazakonta.
Suksesi i sezonit të parë, i cili me tematikat e “Punë pa teka” duke zbërthyer sekretet e zanateve të nënvlerësuara e deri diku të harruara ndezën diskutimet mes shqiptarëve mbi rëndësinë e punonjësve si dhe u bënë shtysë për vazhdimësinë e idesë.
Sigurisht që një sezon televiziv nuk do të ishte i mjaftueshëm për të sjellë nën ndriçimin e sheshxhirimit të gjithë punëtorët pa teka që nuk njohin sezon për punën e tyre.
Top Channel