Afreske të detajuara të të figurës legjendare greke Helena e Trojës apo të zotit Apollo janë zbuluar gjatë gërmimeve të reja në qytetin e lashtë romak të Pompeii, i cili u varros nga shpërthimi i vulkanit Vesuv në vitin 79.
Zbulimi më impresionues është piktura e legjendës greke të Helenës së Trojës, e cila është pikturuar në muret e një salle madhore banketesh, që besohet se zotërohej atëherë nga një politikan i statusit të lartë.
Të paktën një e treta e qytetit misterioz ende nuk është pastruar nga hiri dhe mbetjet e vullkanik fatkeq, por masa e madhe e veprave artistike tregon sesi Pompeii ka qenë një nga bastionet kryesore të perandorisë romake.
Dhoma e banketeve kishte në fakt disa afreske, duke përfshirë dhe ato me dy pjesë, mes të cilëve është hyjnia Apollo që përpiqet të joshë priftëreshën Cassandra – por sipas legjendës, refuzimi i saj i vëmendjeve të Apollos solli dhe ‘injorimin e profecive’.
Pasojat tragjike të këtij refuzimi përshkruhen në pikturën e dytë ku princi Paris takohet me Helenën – një bashkim për të cilin Cassandra e di se do të shkaktojë Luftën e Trojës dhe fundin e qytetit.
Mbetjet e sallës janë pa çati, e cila është shembur gjatë erupsionit të vullkanit, duke lënë vetëm muret e zeza ku janë pikturuar afresket.
Zona aktuale e gërmimeve ka nxjerrë në dritë disa zbulime të tjera si atë që besohet se ka qenë një furrë buke, një lavanteri pranë ndërtesës kryesore.
Një skelet i gjetur më herët në një vendvarrim me mbishkrimin “ARV”, besohet nga arkeologët se i referohet një burri të pasur nga Pompeii të quajtur Aulus Rustius Verus.
“Ne e njohim atë nga propaganda politike në Pompeii. Është politikan i pasur dhe ndoshta pronari shtëpisë me furrën e bukës e lavanterinë”, tha studiuesja arkeologe Dr Sophie Hay për rrjetin BBC.
Top Channel