“Pas pazarit në 2008-ën, u rrëzuan institucionet”, ish-presidenti Bamir Topi: Ja kur u nda rruga ime me Berishën

12/04/2024 09:20
Ish-presidenti Bamir Topi në "Breaking"

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në studion e emisionit “Breaking” me gazetaren Dafina Hysa në Top Neës, foli mbi situatën politike në vend.

Ai tha se aktualiteti politik që shohim sot është rezultat i marrëveshjes së 2008-ës mes dy partive të mëdha, duke theksuar se ai vetë ishte kundër ndryshimeve kushtetuese të cilat sipas tij, do të dëmtonin institucionet e shtetit.

“Pas kaq vitesh u konfirmua çfarë kisha thënë më 15 prill të vitit 2008. Nuk kam folur më pas, por ditë më parë për ato probleme të mëdha që u krijuan në raport me presidentin. Kam qenë I vetëm në betejën me këta, sepse këta u bënë bashkë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një kryetar shteti në detyrë të qëndrote neutral. Por nuk qëndrova dot neutral sepse pashë se pas pazarit që kishin me 2008-ën, do prekeshin themelet e shtetit, institucionet filluan të binin njëri pas tjetrit”– tha Topi.

Ndër të tjera, ish-kreu i shtetit tregoi se kjo ishte edhe pika e ndarjes politike që pati me Berishën. Ndryshimet kushtetuese, sipas Topit, i jepnin mundësi qoftë edhe një partie politike të zgjidhte presidentin me 71 vota.

“Po e them sot ndoshta për herë të parë, para ndryshimeve kushtetuese presidenti kishte një mekanizëm, ishte shumë moral në raport me njerëzit. Kur ishte me 84 vota akti I dorëheqjes ishte shumë I rëndësishëm, sepse me aktin e dorëheqjes ti e çoje vendin në zgjedhje të parakohshme për të vendosur ekuilibra të ri politikë. Por në momentin kur presidenti u zgjodh me 71 vota, ata mezi e prisnin këtë rast sepse nesër do emëronin më mirë një njeri që i shkonte linjës së tyre. Ky ishte momenti kur u ndanë rrugët”- shtoi ish-presidenti.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë