Parandalohet krimi në familje, arrestohet 58 vjeçari në Lushnjë që kërcënoi me thikë vajzën e tij

12/04/2024 12:21
Foto ilustruese

Policia e Lushnjës ka parandaluar sot (12 prill) një krim të mundshëm në familje.

Një 19 vjeçare ka bërë denoncim në komisariat për dhunë të ushtruar nga babai i saj V.C 58 vjeç.

Ky i fundit është arrestuar nga policia si pasojë e ndërhyrjes të menjëhershme të efektivëve. Gjatë kontrollit të bërë, u sekuestrua edhe një thikë me të cilën dyshohet se 58 vjeçari kishte kërcënuar vajzën e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel