Pamjet/ Aksident në Fier, makina del nga rruga, humb jetën shoferi 58 vjeçar

12/04/2024 15:25

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bidaj të Fierit.

Rreth orës 14:30, 58 vjeçari G.B, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, 58 vjeçari ka humbur jetën në vend. Dyshohet se viktima mund të ketë pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të makinës.

Në vendngjarje, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA