Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka përgëzuar Shqipërinë për ecurinë drejt integrimit në BE gjatë konferencës për shtyp që mbajti me kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se ishte i impresionuar nga reformat që vendi ka ndërmarrë në kuadër të qëllimit për anëtarësim dhe theksoi se Franca do të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin drejt integrimit në BE.
“Ju e dini se mund të keni besim te vendosmëria ime. Dua të përsëris angazhimin e Francës në favor të anëtarësimit të vendit në BE dhe të lëvizjes që ne kemi për Ballkanin Perëndimor. Këtu bëhet fjalë për të vepruar për bashkimin e Evropës, për ta bërë më të fortë.
Që prej mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë, Shqipëria ka vazhduar rrugën e saj drejt integrimit. Jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitetet për të avancuar nën drejtimin tuaj. Përshëndes zërin e Shqipërisë në rajon dhe skenën ndërkombëtare. Së fundmi pritët në Tiranë një samit rajonal ku pritët edhe Zelenskyn për të forcuar unitetin me Ukrainën”- tha Macron ndër të tjera.
Top Channel