“Javën e kaluar donit të bëheshit gjyqtari i Berishës, sot gjyqtari i Muçës”, përplasje mes Salianjit dhe Gogut, demokrati ironizon: Ju vidhni, ne trembemi!

12/04/2024 15:19

Komisioni hetimor i TIMS ka nisur me përplasje mes kryetarit Ervin Salianji dhe nënkryetarit Toni Gogu.

Gogu: Nuk do të doja duke tërhequr juve vëmendjen, bë detyrat që më kanë kërkuar seanca plenare kuvendi si zv. kryetar duhet tju kujtoj urdhrin, vendimin e kuvendit miratuar, mbi veprimtarinë e insitucioneve që mbrojnë sistemin times, rezultatet e punë sonë, juve më shumë se kushdo koleg tjetër nuk duhet të kishit bërë këtë gabim, ti qëndroni këtij urdhri, nuk mund të bëjmë drejtësi duke shkelur vendimin e Kuvendit dhe shkelur ligjin dhe kushtetutën me të dyja këmbët, zotëria sot pavarësisht statusit dhe masës së sigurisë që mund të ketë ka statusin dhe prezumohet e pafajshëm, nuk ndëshkon ky komision, ky komision hetojmë veprimtarinë dhe e bëjmë me ndihmën e disa eksepertëve ligjorë dhe ti prezantojmë këto komisione, jeni trembur shumë i nderuar zoti kryetra nga ligji, jeni shumë të trembur dhe ndiqni strategjinë e atij që është sot më i tremburi në ballkonin e shtëpisë së tij dhe cili është ky, të mbash rolin e gjyqtarit, juve nuk dëgjoni, javën e kaluar donit të bëheshit gjyqtari i berishës, sot doni të bëheni gjyqtari i zotit Ervin Muça dhe ta shpallni atë fajtor, në momentin që ndesheni me ligjin qoftë për ta zbatuar, apo respektuar në vend që të fshiheni nën ligj doni të bëheni gjyqtarë, nuk ndiheni rehat në rolin e parlamentarit, por doni të bëheni gjyqtarë, të shfaqësoni farefisin tuaj politik dhe të ndëshkoni kundërshtarë tuaj politikë, sepse jeni humbës serialë, jemi të interesuar për sistemin e menaxhimin e informacionit të kufirit. Kthehuni në shinat që na ka lënë detyra, mos u bëni inkuizitorë, duhet të jeni më të ndjeshëm ndaj këtij statusi.

Salianji: Ju vidhni, ne trembemi, ju përfshiheni në afera kriminale, ne kemi frikë. Duhet të jetë në shqetësimin tuaj, dhe shpresova se e morët fjalën për të thënë që jeni në krahun e ligjit kur bëhet fjalë për përballjen e keqbërësve, për të fshirë të dhëna super sensitive të shqiptarëve, duhet të jeni në të njëjtin krahë. Nuk kam për detyrë të korrigjoj gabimet e kolegëve tuaj. S’kemi kërkuar që të vij Berisha t’i bëjmë gjyq, por kam pranuar që të vijë dhe të japë llogari, sikundër kemi kërkuar dhe ne që të vijë Rama. Pse trembeni ju për të ardhur dhe për të dhënë llogari Berisha. Ku ka lidhje kjo që po thoni? Kështu që të shkuara dhe qofshi mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA