Ishte gjobitur rreth 3 milionë dollarë për ndërtimin e liqenit artificial, Gjykata i kthen “buzëqeshjen” Neymarit

12/04/2024 09:04

Një gjykatë braziliane ka pezulluar gjobën prej rreth tre milionë dollarësh të vendosur ndaj Neymarit për ndërtimin pa leje të një liqeni artificial në pronën e tij, në Rio de Janeiro.

Vendimi, raporton AFP, u mor të hënën nga gjyqtarja Adriana Ramos de Mello dhe citon një raport nga INEA, autoriteti shtetëror mjedisor, sipas të cilit projekti në fakt nuk kërkonte asnjë leje mjedisore.

“Meqenëse gjobat e kërkuara arrijnë në miliona dollarë, vazhdimi i kërkesës për pagesën e tyre do të shkaktojë dëm të konsiderueshëm, joproporcional dhe madje të paligjshëm për Neymarin”, tha gjyqtarja.

Këshilli i qytetit të Mangaratibas kishte vendosur katër gjoba ndaj lojtarit brazilian, për një total prej 16 milionë realë (3.3 milionë dollarë), për “shkelje mjedisore” të lidhura “me ndërtimin e një liqeni artificial në vilën që ndodhet pak kilometra larg Rios.

Ndër “dhjetëra shkeljet” e raportuara, autoritetet përmendën “kryerjen e punimeve, që i nënshtrohen kontrollit mjedisor, pa autorizim”, “devijimin e ujit nga lumenjtë pa autorizim” dhe “heqjen e bimësisë pa autorizim”.
Gjykatësja, megjithatë, u pajtua me gjetjet e INEA-s, duke thënë se një inspektim “konfirmoi se nuk kërkohej autorizim (mjedisor) për aktivitete të tilla” dhe për këtë arsye Neymar nuk kishte kryer asnjë krim.

Futbollisti i Al Hilal bleu një vilë në Mangaratiba, një zonë turistike në periferi të Rios, me 10 mijë metra katrorë tokë në vitin 2016: ka gjithashtu një heliport, një spa dhe një palestër./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA