Hetimi për kopjimin e TIMS, ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit lihet në ‘arrest shtëpie’, Muça: Jam i pafajshëm

12/04/2024 14:03

Më avokatin në krah, Drejtori i Teknologjisë  së informacionit i pezulluar nga detyra dhe nën arrest shtëpiak u paraqit në gjykatë për t’u njohur me masën e deklaruar në mungesë.

Duke kërkuar ndryshim të vendimit Ervin Muça këmbënguli përmes mbrojtjes se u vu në lëvizje për back up e Tims për shkak të detyrës  si drejtor departamenti dhe ekspert i fushës mbasi analizoi  rrezikun qe sistemet ishin të ekspozuar.  Këtë e version e paralajmëroi edhe para se të hynte në seancë

Muça kërkoi ndryshim të mase por u refuzua mbasi gjykata e konsideroi të bazuar qëndrimin e prokurorisë se I dyshuari duhet të mbahet nën arrest shtëpie për një sërë arsyesh mes tyre edhe për rrezikun e impaktimit të provave.

“E gjitha është një spekulim mediatik, gjykata do të vërtetojë këtë, nuk kam kopjuar asnjë të dhënë, janë të gjitha sipas procedurave, deklarohem i pafajshëm. Lini drejtësinë që të gjykojë”, tha ai.

Alibia e drejtorit të pezulluar i referohet dy raporteve të ekspertëve të sigurisë së Microsoft mbas sulmeve kibernetike dhe mbështetjes së ofruar nga ndërkombëtarët në kulmin e krizës.

Por nga ana tjetër gjatë seancës me dyer të mbyllura  u shpreh se testimi i back up  dhe ruajtja e një kopjeje hard disk në kasafortat e policisë së shtetit ndodhi sipas dy ligjeve njëri i 2007 dhe tjetri 2010.

Në seancë prania tjetër të pautorizuar u argumentua se nuk kishte kryer asnjë veprim , por se prania kishte qenë teorike

Për llogari të hetimeve të prokurorisë së kryeqytetit, SPAK kreu ekspertizë të specializuar për backup në TIMS, që është sistemi i të dhënave të shtetasve, hyrje daljeve, gjeneralitereve dhe rekordeve të tyre kriminale. Kopjimi I të dhënave nga Tims ndodhi  në fillim të gushtit 2023 dhe pa kaluar shumë ditë  një përfaqësues i ambasadës amerikane takoi ministrin e brendshëm duke shprehur shqetësimin dhe duke kërkuar hetime.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Operacioni i dyshimtë për ekstraktimin e të dhënave nga TIMS-i ndodhur në 2 gusht 2023 , nis në orën 17.46 minuta të kësaj date deri në orën 1. 49 mbas mesnate të datës 3 gusht. Në fashikullin e hetimit të akuzës deklarohet se si Besjan Tonuzi dhe Ervin Muça, që të dy drejtorë, hynë e dorën nga zyrat e drejtorisë nën hetim me kartën e vartëses Ljubica Dervishaj.

Në fillim provohet se Besjan Tonuzi drejtor i sigurisë së sistemeve, së bashku me shtetasin Klodian Mazarin, përgjegjës sektori, pranë AKSHI si dhe një grua e identifikuar me inicialet M.SH, e cila nuk është e punësuar pranë drejtorisë nën hetim, hyjnë në drejtori. Një minutë më vonë ata paraqiten në zyrën e drejtorit të teknologjisë dhe informacionit Ervin Muça dhe në vazhdim nga këqyrjet e serverit të TIMS, në userin ‘oracle’ ndryshimi i fundit u zbatua në orën 1.39 minuta.

Për akt ekspertizën e SPAK , që provon se përse nuk duhej kryer cack up gjykata ka dalë me vendimin e urdhër ndalimit mbasi siç shpjegohet ekspozimi I të dhënave mund të rrezikojë seriozisht sigurinë e serverave.

Prokuroria deklaron se ka pyetur gjashtë persona , ndërkohë që në ‘hard diskun’ e sekuestruar janë konstatuar skedarë të eksportuar njësoj si ato të databazit të serverit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA