DETAJE/ Vrasja në Kosovë! Gruaja u ekzekutua brenda zyrave të institucionit shtetëror, arrestohet ish-bashkëshorti, i plagosur mbeti vëllai

12/04/2024 16:54

Një grua ka mbetur e vdekur pasi u qëllua me armë zjarri këtë të premte në Kosovë.

Gazetarja Leonita Bajrami bën me dije se në zyrat e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj është vrarë një grua, ndërsa një djalë është plagosur. Dyshimet e para janë se ish-bashkëshorti ka vrarë ish-gruan, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai 15-vjeçar i viktimës.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri . Për pasoj nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull , i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janê duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel