Julian Nagelsman dhe Bajerni i Mynihut nuk u ndanë në mënyrën më të mirë, por sezoni i vështirë i bavarezëve mund të bëjë që të shpërthejë sërish dashuria mes teknikut dhe skuadrës gjermane.
Siç bën të ditur një ndër mediat më të rëndësishme teutone, “Bild”, trajneri aktual i kombëtares gjermane ka përfunduar në shënjestrën e drejtuesve të Bayernit, që e duan për t’i besuar stolin pas këtij sezoni, kur do të mbyllet edhe aventura e Thomas Tuchel në drejtimin e skuadrës.
Gjithsesi për një eventualitet të tillë duhet bindur edhe Federata Gjermane e Futbollit. Kontrata e Naglesmann me të përfundon me Euro 2024, por besohet se Federata do ti bëjë një tjetër ofertë teknikut, gjithmonë në varësi të rezultateve që do të marrë në kompeticionin që Gjermania zhvillon në shtëpinë e saj.
Ndërkohë me Bajernin, që është një kantier në ndërtim, edhe Kingsley Coman mund të lërë skuadrën, edhe pse kontrata e tij skadon në 2027. Sulmuesi francez do të shitet në rast se në klubin bavarez mbërrin një ofertë prej 70 milionë eurosh, me Bayernin që nuk e ka përfshirë Coman në listën e lojtarëve të pashitshëm./SuperSport
Top Channel