Komentatori German Burgos ka kërkuar falje në rrjetin social Instagram për fjalët e tij të papranueshme për talentin e Barcelonës Lamine Yamal para fillimit të ndeshjes së mbrëmshme me Paris Saint Germain që u fitua nga katalanasit me rezultatin 2-3.
Para nisjes së ndeshjes, teksa Yamal po stërvitej, ish-ndihmës portieri i Atletico Madridit, ndezi mjaft polemika me komentin racist të bërë ndaj adoleshentit spanjoll.
Ky koment i bërë, shkaktoi që Barcelona të mos jepte asnjë intervistë pas ndeshjes për Movistar, televizionin me të drejtën e Ligës së Kampionëve. Burgos kërkoi falje për fjalët e thëna, duke pretenduar se nuk kishte pasur një qëllim të tillë.
“Unë e bëj këtë deklaratë duke përsëritur ndjesë për fjalët e mia në programin e djeshëm. Nuk ishte qëllimi im të dëmtoj Lamine Yamal, njerëzit e FC Barcelona, lojtarët, UEFA, apo platformën Movistar Plus+ ku unë punoj. Kur bëra komentin zgjodha të bëj shaka për virtyte cilësore dhe lajkatare, në asnjë rast nuk bëhej fjalë për ndonjë etni apo klase shoqërore”– u shpreh Yamal.
“Nëse ai nuk do të ishte lojtar i mirë, rrezikonte të përfundonte në semafor”, tha Burgos në komentin e tij të dhënë para nisjes së ndeshjes.
Top Channel