PSG-ja gati të paguajë 120 mln euro për Osimhen-in, sulmuesit i ofrohet kontratë 4-vjeçare dhe pagë shumë e lartë

11/04/2024 11:26

Napoli është gati t’i thotë lamtumirë Victor Osimhen, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Serie A në fund të këtij sezoni.

Mediet italiane theksojnë interesin e fortë të Paris Saint-Germain për sulmuesin nigerian, i cili sipas pikëpamjes së parisienëve duhet të zëvendësojë Kylian Mbappe, me francezin që pritet të largohet në drejtim të Spanjës.

Klubi francez është gati të paguajë të gjithë shumën e klauzolës së lirimit të sulmuesit, vlerësuar në rreth 120 milionë euro.

PSG-ja do t’i ofrojë një kontratë 4-vjeçare dhe një pagë prej 13 milionë euro në sezon Osimhen-it. /Supersport

Top Channel