Mesfushori argjentinas Carlos Alcaraz u transferua me bujë te Juventusi në muajin janar, por duket se performanca e tij ka qenë larg pritshmërive që kishin krijuar në klubin bardhezi.
Futbollisti 22-vjeçar në pronësi të Southamptonit, u transferua në huazim me të drejtë blerjeje te Juventusi, por klubi torinez ka vendosur të mos ushtrojë të drejtën e blerjes.
Drejtori Sportiv Giuntoli ka njoftuar homologët e tij anglezë se Juventusi nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së Alcaraz, që në fund të sezonit do të duhet të kthehet sërish te Southamptoni, skuadër që po lufton të rikthehet në elitën e futbollit anglez.
Në të njëjtën kohë, Giuntoli ka lënë të hapur mundësinë që argjentinasi Alcaraz të kalojë edhe një tjetër sezon në huazim te Juventusi, në mënyrë që të ketë më shumë kohë përshtatjeje dhe vendimi për blerjen përfundimtare të merret në pranverën e 2025-ës.
Tashmë topi kalon në këmbët e drejtuesve të Southampton, por edhe të vetë futbollistit, që do të duhet të zgjedhë mes një tjetër huazimi te Juventusi, qëndrimit në Angli apo transferimit me të drejta të plota në një tjetër klub. /Supersport
Top Channel