Humbja kundër katalanasve, Luis Enrique: Mund të kishim fituar, shkojmë në Barcelonë për të luftuar

11/04/2024 09:16

Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique pas humbjes kundër katalanasve mbrëmjen e djeshme në “Parc des Princes”, u shpreh i bindur se skuadra e tij mund ta kthejë rezultatin në ndeshjen e kthimit që do luhet në Barcelonë.

Duke u shprehur se PSG kishte bërë një lojë të mirë, e cilësoi ndeshjen e ardhshme me Barcelonën si një finale dhe tha se do të shkojnë atje vetëm për t’u kualifikuar më tutje në fazën e Champions League.

“Është e qartë se të gjitha humbjet lëndojnë dhe bezdisin, por besoj se kemi luajtur një lojë të mirë kundër një ekipi shumë të forte. Ne do të ndryshojmë vetëm gjërat që nuk funksionuan, ne gjithmonë duhet të vlerësojmë se çfarë do të thotë një ndeshje e kësaj shkalle. Ne do të shkojmë në Barcelonë me shumë dëshirë. Është një këndvështrim pozitiv të mendosh se mund të fitojmë atje. Do të jetë një finale për ne. Unë kam besim në ekipin tim.”– tha Enrique.

Më tej ai tha se nuk e sheh Barcelonën si favorite dhe se detajet e vogla mund të vendosin ndeshjen.

“Ne do të shkojmë në Barcelonë për të luftuar një luftë. Unë kurrë nuk e shoh kundërshtarët si favoritë, kushdo qoftë ata. Në konkurrencë të nivelit të lartë, kështu e shoh. Dhe do të vazhdoj të besoj se do të shkojmë te Barcelona për të fituar ndeshjen. Po e përsëris. Ne mund ta kishim fituar këtë lojë. (Futbolli) ka të bëjë me detaje të vogla dhe le të shpresojmë që detajet e vogla të shkojnë në rrugën tonë në ndeshjen e dytë.”– shtoi trajneri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA