Broja vuan aktivizimin e paktë, zbulohet oferta e klubit të Premier League-s për shqiptarin

11/04/2024 18:24

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje.

Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e fundit të merkatos dhe tani përballen me një tjetër verë, ku u duhet të punojnë shpejt për të shitur lojtarë, në mënyrë që të respektojnë rregullat financiare.

Lojtarë si Conor Gallagher, Ian Matsen, Marc Cucurella dhe Trevoh Chalobah pritet të lënë “Stamford Bridge” dhe në këtë listë, sipas medias angleze, mund të futet dhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare.

Pas mbërritjes së Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson minutat u kufizuan për Brojën, që për këtë arsye u transferua te Fullhami në janar në formë huazimi. Në akordin afatshkurtër u përfshinë një sërë klauzolash që të favorizonin aktivizimin e Brojës, por shpërthimi i Muniz ka bërë që sulmuesi shqiptar të luajë shumë pak, ndërkohë që në disa raste ka qëndruar në tribunë.

Pavarësisht aktivizimit të paktë në 2024, Crystal Palace është interesuar për të firmosur me Brojën, teksa media britanike raporton se klubi është gati të ofrojë 20 milionë paundë për sulmuesin shqiptar. Shumë kjo që konsiderohet e pamjaftueshme nga Chelsea, që vetëm pak kohë më parë kërkonte jo më pak se 50 milionë paundë për futbollistin e rritur në akademinë e bluve të Londrës./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA