Një dëshmitar nga vendngjarja ku humbën jetën dy fermerët në Fushë kuqe, tregon se gjetën trupat e pajetë poshtë zetorit.
Për Top Channel, ai rrëfen se djali hyri në kanal dhe gjeti mes baltës, poshtë mjetit bujqësor dy viktimat.
“Sapo morëm vesh që ka rënë një zetor, dolëm. Çuni u fut poshtë për të parë nëse ka viktima, në llucë preku këmbën e njërit që ishte poshtë gomave. Zetori ishte përmbys dhe i kishte zënë poshtë. Ata kishin dalë nga shtëpia dhe po shkonin nga toka. Ai çuni ishte punëtor, ishte nga Mirdita”.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 14:05, kur drejtuesi i mjetit bujqësor, 60-vjeçari me iniciale I.I. humbi kontrollin. Për pasojë, zetori doli dhe rruga dhe ra në kanal. Bashkë me 60-vjeçarin, në mjet ndodhej edhe një pasagjer, 21-vjeçarin me iniciale Gj.M. Dyshohet se si pasojë e mbytjes, të dy fermerët ndërruan jetë.
Top Channel