![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-10T154837.144-800x450.jpg)
10/02 15:49
Një tragjedi ka ndodhur sot në brigjet e ujërave greke ku si pasojë e fundosjes së nëj gomoneje me emigrant, kanë humbur jetën 3 vajza të mitura të moshës 4,7 dhe 10 vjeçe.
Mediat greke shkruajnë se autoritetet kanë arritur të shpëtojnë 16 persona të tjerë, tetë prej të cilëve ishin fëmijë, më i vogli prej tyre 30 ditësh.
Operacioni i shpëtimit filloi kur tre emigrantë afganë mbërritën në qytetin e Kios në mëngjes dhe informuan autoritetet për njerëzit e mbetur të bllokuar në bregun shkëmbor të Kardamylos.
Në vendngjarje tentuan të mbërrijnë forcat e Autoritetit Portual të Kios dhe të Stacionit Portual të Kardamylos, ndërsa kërkimi u krye edhe nga deti me tre skaf dhe një helikopter të Rojës Bregdetare.
Top Channel