Thellohet kriza absurde kufitare në SHBA, me kampe emigrantësh përgjatë gardheve në El Paso (fotogaleri)

10/04/2024 21:50

Qindra emigrantë të dëshpëruar po ngrejnë tashmë kampe përgjatë gardhit me tela në El Paso, pranë kufirit me Texas.

Në pamje të plotë të rojeve kufitare amerikane, emigrantët qëndrojnë në rajonin e krizës që duhet se nuk ka vullnet nga asnjë palë të zgjidhet, siç shihet në foto-reportazhin e rrjetit britanik Daily Mail.

Të tjerë ndezin zjarre të vogla për t’u ngrohur ndërsa fëmijë të vegjël shihen që luajnë pranë tyre.

Në këtë territor emigrantët janë praktikisht në SHBA pasi kanë kaluar lumin që është kufiri zyrtar, por vetëm pengohen momentalisht për të hyrë nga rojet kufitare.

Teksa numri i emigrantëve që jetojnë në zonën e kufirit rritet, zyrtarët ngrejnë alarmin e shfrytëzimit të tyre nga bandat ose përzierjen e kriminelëve me refugjatët.

Anëtarë të bandave Los Choneros nga Ekuadori, apo Los Hijos de Dios, me bazë në Peru janë duke ardhur drejt veriut, sipas rrjetit Fox San Antonio.

Për bandat numri i madh i refugjatëve dhe kapitalit njerëzor në përgjithësi, është si gjithmonë një burim fitimesh të llojeve të ndryshme, që shpesh rezulton në teknika nga më mizoret.

Mes këtyre të fundit përfshihen trafiku njerëzor, trafiku i armëve e i drogave.

Emigrantët kryejnë kontrolle në kufi por sistemi sinjalizon vetëm ata me precedentë penalë ose vendet e të ciëlve kanë marrëveshje këmbimi informacioni me SHBA, gjithsesi për zyrtarët në Uashington kjo situatë nuk duket se përbën problem edhe pse fundi i saj nuk dihet se cili do të jetë. /DailyMail/

FOTO GALERI
1/7
Qindra emigrantë të dëshpëruar po ngrejnë tashmë kampe përgjatë gardhit me tela në El Paso, pranë kufirit me Texas.

Top Channel