Shtetet e Bashkuara kanë paralajmruar Kinën se do të mbajë përgjegjësi nëse Rusia arrin të përmbushë objektivat për pushtimin e Ukrainës.
Paralajmërimi erdhi pas vizitës së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov për rinovimin e premtimeve për bashkëpunim mes dy vendeve.
Kurt Campbell, një zyrtar i lartë diplomatik amerikan, tha se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Evropë ishte “misioni historikisht më i rëndësishëm” për Shtetet e Bashkuara. Diplomati paralajmëroi se përfitimet territoriale të Rusisë mund të ndryshojnë ekuilibrin e fuqisë në Evropë në një mënyrë të papranueshme.
Nga ana tjetër, përgjigjia nga Kina nuk ka vonuar, me zëdhënësen e ministrisë së Jashtme, Mao Ning e cila u shpreh se bashkëpunimi me Rusinë nuk mund të pengohet nga SHBA dhe se Kina nuk pranon kritika apo presion nga askush.
Top Channel