25/12 20:47
Alexis Sanchez ka kujtuar në një prononcim për mediet e vendit të tij, Kili, eksperiencën e tij të parë te Inter-i.
Sulmuesi theksoi se në fillim kishte 15 minuta kohë për t’i treguar trajnerit Conte që vlente si lojtar.
“Kam pasur 15 minuta për t’i treguar Contes se mund të isha më i mirë se të tjerët. 15 minuta në futboll janë shumë të komplikuara. Thashë me vete ‘Unë e dua këtë sport dhe sepse e dua këtë sport, duhet t’ia tregoj trajnerit këtë gjë në 15 minuta’. As lojtarët më të mirë në botë nuk e bëjnë këtë. E dija që nëse do të gaboja asi do të më zëvendësonte”-tha Sanchez.
Top Channel