Berisha takim me fermerët në Cërrik, thirrje të rinjve: Bëni gjithçka të jeni tek bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë 13/06 22:55
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Pas një muaji sakrificash, solidariteti, vetëreflektimi e gëzimesh, besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit. Bajrami i Madh, si një festival humanizmi, na rikujton se sa pasuri e pamasë është dhembshuria e Zotit, liria e besimit, dashuria për familjen e për njerëzit, shërbimi për të dobtit.
Diversiteti i besimeve dhe patriotizmi i komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për Shqipërinë.
Gëzuar Fiter Bajramin, vëllezër muslimanë!”, tha Nikolla.
Top Channel