
Komision hetimor parlamentar për zgjedhjet e 11 majit? Përsëritet historia. Xhaferaj: Berisha, më keq se Basha
06/08 19:35
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Pas një muaji sakrificash, solidariteti, vetëreflektimi e gëzimesh, besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit. Bajrami i Madh, si një festival humanizmi, na rikujton se sa pasuri e pamasë është dhembshuria e Zotit, liria e besimit, dashuria për familjen e për njerëzit, shërbimi për të dobtit.
Diversiteti i besimeve dhe patriotizmi i komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për Shqipërinë.
Gëzuar Fiter Bajramin, vëllezër muslimanë!”, tha Nikolla.
Top Channel