Në dy muaj bota e tyre ka ndryshuar krejtësisht. Nga njëra anë Stefano Pioli, trajner që para dy muajsh jepej i sigurt drejt largimit nga Milan, nga ana tjetër Daniele De Rossi trajneri klasik i përkohshëm që në dy muaj ka fituar kredencialet për të qenë në stolin e Romës edhe në të ardhmen.
Kjo ishte situata mes dy teknikëve që tani me sfidën e dyfishtë që vlen një biletë për në gjysëmfinalet e Europa League janë shumë më të sigurt në pozicionet pozitive dhe sido që të shkojë kjo Milan-Roma me shumë mundësi do të jenë në të njëjtët stola edhe në sezonin 2024-2025.
Kjo për motive të ndryshme edhe pse të dy e kanë merituar. Pioli te Milani nisi një sezon aspak entuziazmues, dhe mes shumë vështirësish, gjithsesi trajneri i kuqezinjve ia doli të ruante ekuilibrin, duke rikuperuar terren në kampionat deri sa u pozicionua në vendin e dytë, duke siguruar dhe çerekfinalet e Europa League pa shumë probleme.
Top Channel