Komandanti luftanijes së SHBA vihet në lojë për snajperin e montuar së prapthi në foton e stërvitjes (fotot)

10/04/2024 18:03

Një nga oficerët e lartë të luftanijes raketore amerikane USS John S. McCain, është vënë në lojë në rrjet pasi postoi një foto të vetes duke marrë shenjë me automatik, ndërsa dylbinë e kishte të montuar të prapthi.

Komandanti Cameron Yast komentonte fillimisht foton duke shkruar: “Mbikqyrje e stërvitjes me shkëmbim zjarri, teksa flota e 7-të e SHBA vijon operacionet rutinë”.

Por shpejt komentuesit vërejtën se snajperi Trijicon VCOG ishte instaluar së prapthi teksa komandanti merrte shenjë një nga objektivët stërvitorë.

Disa nga komentet thonin: “Stili me të cilin qëllon Yaste nuk janë në nivelin e një marinsi të ushtrisë së SHBA”.

Një tjetër shkruante në rrjetin X: “Ushtria e SHBA po bën namin në Instagram me snajper së prapthi,” e shoqëruar me simbole të qeshurash.

Shpejt pas komenteve të përdoruesve të vëmendshëm, marina hoqi imazhin turpërues nga faqja e saj.

“Falemnderit që vërejtët gabimin me dylbinë e pushkës në postim, foto është hequr për t’u analizuar”, njoftonte më pas marina.

Yaste ka marrë poston aktual prej vitit 2006, sipas të dhënave të tij në rrjet e gjithashtu ka një master në aeronautikë.

FOTO GALERI
1/3
Komentuesit vërejtën se snajperi Trijicon VCOG ishte instaluar së prapthi teksa komandanti Cameron Yast merrte shenjë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA