Kirurgu i njohur i ofroi botoks falas pacientes, në këmbim të marrëdhënies seksuale

10/04/2024 17:39

Një mjek i njohur i ndërhyrjeve estetike i ka bërë botoks falas një klienteje, në këmbim të marrëdhënies seksuale me të, sipas një gjykate.

Dr Tijion Esho, i cili ka marrë pjesë edhe në emisione të ndryshme, pranoi se kishte një marrëdhënie të pahijshme me një grua, e njohur si pacientja A në Newcastle, duke shkëmbyer mesazhe seksuale “të papërshtatshme” në Instagram.

Por 42-vjeçari tha në seancën dëgjimore se ai kurrë nuk ka pasur ndonjë kontakt seksual fizik me pacienten A, e cili ofronte shërbime seksuale përmes OnlyFans.

Paneli vendosi që Dr Esho kishte kryer marrëdhënie seksuale me pacientin A në klinikën e tij në Newcastle në vitin 2021 dhe i ofroi asaj botox pa pagesë.

Sipas BBC, ai i kishte thënë asaj se “mund të mos paguente për botoksin, në këmbim të shërbimeve seksuale”, ndërsa sipas panelit ata kishin pasur kontakt seksual në konsultat e mëparshme.

Seanca dëgjimore do të mblidhet në fund të këtij muaji për të vendosur nëse aftësia fizike e Dr Esho për të praktikuar profesionin e tij është  e dëmtuar për shkak të sjelljes së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA