Inside Story/ “Duhet të kishin mbi 3 fëmijë”, kriteri i mistershëm për minatorët e uraniumit

10/04/2024 21:59

Në këtë galeri ka punuar Ibrahim Voka, i cili nuk jeton më. Ai ka humbur jetën pas problemeve shëndetësore që zënë fill tek puna për kërkimin e uraniumit.

“Gjendja e babait kur kthehej në shtëpi, marrje mendsh, të vjella, 4 orë pa komunikim, kishin disa kritere që më vonë i morëm vesh, duhet të kishin 3 fëmijë e sipër”, u shpreh Melaim Voka, familjar  minatori.

Djali i minatorit të ndjerë, na tregon se çfarë kujton nga bisedat me babanë, por edhe rastet kur ka hyrë në këto galeri për ta shoqëruar, pa pasur asnjë informacion për rrezikun që iu kanoset në këto galeri. Punëtorët, as që ia kishin idenë se po kërkonin uranium.

“Ka punuar 5-6 vite në këto miniera, fillimisht nuk kanë ditur se për çfarë bëhet fjalë, dikur më vonë kanë mësuar që kërkohet për uranium”, u shpreh Melaim Voka, familjar minator.

Skema mbetet e njëjtë, sekreti fshihet me kujdes nga drejtuesit ndërsa punëtorët vijonin të gërmonin në galeri duke kërkuar mineralin, i cili do t’i jepte Shqipërisë një pasuri të madhe. Qëllimi ishte ta gjenin mineralin, por për nxjerrjen, përpunimin dhe shfrytëzimin e tij do të duheshin plane të tjera të cilat deri më sot ende nuk janë hartuar. Kjo, vështirë të ndodhë pasi kostoja për këtë infrastrukturë është e lartë.

“Emrat e disa minatorëve dhe rregullat ne galeri, qumështi cigare larja e duarve”, u shpreh Melaim Voka, familjar minatori.

Top Channel