Vetëm pak orë para se të luhet ndeshja çerekfinale e Ligës së kampioneve mes Paris Sent Zhermen dhe Barcelonës, forcat speciale kanë mësyrë në stadiumin ‘Park De Princ” për shkak të kërcënimeve për sulme të mundshme nga ISIS.
Dy ditë më parë shteti islamik kërcënoi nëpërmjet kanaleve të veta se do të ndërmerrte sulme në stadiumet ku do të luheshin katër çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.
Real-City dhe Arsenal-Bajern shkuan mirë, edhe pse ishin marrë masa ekstra për sigurinë. Ndërkohë sot, pak orë para ndeshjes mes Barcelonës dhe PSG, janë parë në stadiumin e kryeqytetit francez të zbarkojnë forca sigurie të specializuara. Disa foto që kanë qarkulluar në rrjet me katër stadiumet ku janë programuar të luhen ndeshjet dhe mbi to shkruhej “vritini të gjithë”.
Kjo ka vënë në lëvizje autoritetet vendëse, por ndërkohë Franca po merr masa edhe për Lojërat Olimpike që do të zhvillohen këtë verë në Paris. Sonte në mbrëmje në orën 21.00 do të luhen PSG-Barcelona dhe Atletiko-Borusia.
Top Channel