Danimarka tenton të shpërndajë klubin e motoçiklistëve ‘Bandidos’ pas episodeve të dhunës (fotot)

10/04/2024 17:32

Qeveria daneze tha sot se do të kërkojë një vendim gjykatë për të shpërndarë grupin e njohur të motoçiklistëve Bandidos prej “sjelljeve të dhunshme e të përgjakshme”.

Ministri i drejtësisë Peter Hummelgaard tha se organizatat që promovojnë ose nxisin dhunën mund të ndalohen në këtë mënyrë, pas disa dënimeve të anëtarëve të klubit për krime dhune ose drogash.

Dega daneze e klubit Bandidos MC është krijuar në 1993 dhe vetëm pas disa vitesh ajo nisi të konflikt të zgjatur me grupin rival ‘Hells Angels’ që shënoi incidente, disa prej të cilave të rënda, në Norvegji, Suedi, Finlandë e Danimarkë.

Avokati i Bandidos, Michael Juul Eriksen, tha për rrjetin TV 2 se nuk çuditej nga vendimi i qeverisë.

“Liria e grumbullit nuk është krijuar për të mbrojtur kriminelët dhe me këtë precedent mund të veprohet kundër çdo shoqate në Danimarkë”, tha ai.

Prej vitit 2018, policia daneze kishte dhunë urdhër ndalimi për grupin kriminal vendas “Besnik i Familjes”, pas një vendimi të gjykatës së grupi ishte kërcënim për rendin publik.

Ndërsa në Britani vitin e kaluar tre motoçiklistë u burgosën për vrasjen e një anëtari të bandës rivale, emblemën e të cilës e kishte xhaketë.

Treshja e degës britanike ‘Bandidos Motorcycle Club’, u burgosën nga katër deri në tetë vjet secili për ‘vrasje nga pakujdesia’ duke i shpëtuar akuzës së vrasjes së qëllimshme.

Viktima raportohet se ishte anëtar i grupit te motoçiklistëve ‘Red Chiefs’, dhe u vra në autostradën e Plymouth më 12 maj 2022, në atë që përshkruhej si “sulm i koordinuar”.

FOTO GALERI
3/5
Ndërsa në Britani vitin e kaluar tre motoçiklistë u burgosën për vrasjen e një anëtari të bandës rivale, emblemën e të cilës e kishte xhaketë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA