Arresti ndaj Ervin Muçës për kopjimin e të dhënave të sistemit “TIMS”, Noka: Iu shitën grupeve kriminale për të kontrolluar rivalët! SPAK të hetojë

10/04/2024 14:45
Deputeti Flamur Noka

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka reaguar për pezullimin dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj Ervin Muçës, drejtorit të IT-së në policinë e shtetit, i cili dyshohet se kopjoi të dhënat e sistemit “TIMS” pa pasur autorizim.

Noka akuzoi ministrin e Brendshëm Taulant Balla se e kishte emëruar për këtë qëllim Muçën, ndërsa tha se çështja e të dhënave të sistemit “TIMS” duhet të hetohet nga SPAK.

“Ervin Muça është i njëjti hajdut me çizme i Rilindjes që vodhi edhe sistemin e pagave nga Drejtoria e Tatimeve kur punonte aty dhe i bëri publike. Emërimi i tij nga Taulant Balla, porosia që të merrte të dhënat e sistemit TIMS, duket sërish edhe te pezullimi i tij dhe urdhri i arrestit shtëpiak nga Prokuroria e Tiranës. Vepra e kryer prej tij dhe porositësve të tij është qartësisht nën juridiksionin e SPAK. Jo vetëm si përfshirje e lartë shtetërore, por edhe për objektin e hetimit, që janë të dhënat sensitive të sigurisë kombëtare”- tha Noka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA