Është gjetur nga policia automjeti i vjedhur tip “Range Rover” në Durrës. Automjeti tip fuoristradë u denoncua i vjedhur me thyerje mëngjesin e djeshëm në lagjen 4 të qytetit, aty ku ishte parkuar nga pronari i saj.

Mjeti është gjetur në zonën e Fushë-Krujës, në Thumanë.

Ndërkaq policia po vijon të punojë për gjetjen e autorit të vjedhjes që është kapur nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, teksa kryen vjedhjen rreth orës 03:30 të mëngjesit.

Top Channel