Trafikanti i kafshëve kafshohet për vdekje nga kobra e tij teksa arrestohej në Afrikën e Jugut (fotot)

09/04/2024 17:10

Një punonjës sigurie raportohet se ka kryer vetëvrasje duke nxitur gjarperinjë e tij helmues ta kafshonin teksa ishte arrestuar nga policia e Afrikës së Jugut.

28 vjeçari Marius Joubert, vdiq në agoni pasi kobra e tij tajlandeze që ishte sjellë ilegalisht, dhe një zvarranik helmues i dytë, e kafshuan në dorë e në kyç, kur ai futi dorën në kafazet e tyre të xhamta.

Tregtari gjarpërinjve dhe kafshëve të tjera ilegale ‘ekzotike’ ishte i ndërgjegjshëm për veprimet dhe se nuk kishte anti-helm në shtëpi, thanë zyrtarët vendas.

Ngjarja e pazakontë ndodhi kur burri i arrestuar u kthye në shtëpinë e tij i shoqëruar nga oficerët për verifikime në lidhje me nje vjedhje ndërsa kafshët e gjetura ishin nje rastesi.

Ai duket se kuptoi se policia do të zbulonte kafshët e importuara, çka mund t’i kushtonte deri në 20 vjet burg.

Punonjësi i martuar i sigurisë raportohet se konsiderohej si ‘shembullor’ nga punëdhënësit dhe ishte ndaluar më parë për një vjedhje shtëpie në qytetin ku kishte lindur.

Policia e qytezës Hennenman, tha se në shtëpinë ku ai jetonte me gruan e tij Chimonet, 26 vjeçe, kishte një dhomë të fshehtë ku u gjetën më shumë se 60 gjarprinj, iguana, merimanga tarantula, iriqë e specie të tjera, që ngroheshin me energji dhe kishin sistem ventilimi.

Oficerët i kishin hequr atij prangat për të demonstruar pronën e vjedhur dhe më pas burri kishte kërkuar të ushqente kafshët pasi “me siguri do të ishin duke ngordhur urie”.

Por askush nuk priste që i arrestuari të përdorte gjarpërinjtë e tij për të kryer vetëvrasje.

“Joubert e dinte se herët e vonë policia do të kontrollonte shtëpinë e tij dhe do të gjenin krijesat që mbante ilegalisht”, tha një zëdhënës i hetimeve.

“Ne e dimë se një nga gjarpërinjtë që e kafshoi ishte kobra pështytëse e Indokinës që është shumë helmues. Ne thirrëm një ambulancë por ai refuzoi trajtimin duke thënë se do të bëhej mirë, por më vonë humbi ndjenjat”, shtoi zyrtari. Hetimet vazhdojnë./DailyMail/

FOTO GALERI
1/5
Një punonjës sigurie raportohet se ka kryer vetëvrasje duke nxitur gjarperinjë e tij helmues ta kafshonin teksa ishte arrestuar

Top Channel