Sherr në berberhane/ Konflikti në Vlorë përfundon në përplasje fizike! Disa të plagosur, thyen pajisjet e biznesit

09/04/2024 16:12

Sherri në një berberhane në Vlorë agravoi në përplasje fizike këtë pasdite.

Disa persona u përfshinë në sherrin që dyshohet se nisi për motive të dobëta brenda biznesit në lagjen 1 Maji. Raportohet për të plagosur, ndërsa sikurse duket nga pamjet, si pasojë e konfliktit, janë thyer xhama dhe pajisje të berberhanes.

Disa persona janë shoqëruar në polici dhe po merren në pyetje.

Top Channel