Nga Shtetet e Bashkuara vijnë lajme që mund të revolucionarizojnë botën e futbollit.
Sipas asaj që raportohet nga Financial Times, në fakt, FIFA dhe Relevant Sports kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund betejës së tyre ligjore për ndalimin e luajtjes së ndeshjeve të kampionateve evropiane të futbollit në Shtetet e Bashkuara. Në këtë mënyrë mund të eliminohet pengesa kryesore e një hipoteze që ka qarkulluar disa herë në ligat evropiane, për të cilën, për shembull, foli edhe presidenti i Lega Serie A, Lorenzo Casini në Riad.
A mund të luhen ndeshjet e Serisë A jashtë vendit? Deri më sot, nuk ka një përgjigje të sigurt. Vetë Financial Times shkruan se “nuk ka asnjë garanci që marrëveshja do të bëjë që ndeshjet e kampionateve europiane të luhen në Shtetet e Bashkuara”.
Por, sipas burimeve brenda vetë Relevent Sports (kompani organizuese e ngjarjeve sportive e udhëhequr nga miliarderi Stephen Ross), FIFA po shqyrton ndryshime në rregullat e saj për këtë çështje.
Rasti lindi nga mosmarrëveshja në lidhje me një ndeshje të La Ligas 2018 midis Barcelonës dhe Gironas, e cila duhej të ishte luajtur në Miami. Nuk ishte e mundur pikërisht për shkak të FIFA-s./SuperSport
Top Channel